Tottenhami deklasoi Unitedin në “Old Trafford”
27 gusht 2018
| 22:52
Tottenham Hotspur e ka deklasuar Manchester Unitedin, duke e mposhtur me rezultat 0-3.
Skuadra e Jose Mourinhos vazhdon me humbje në Premier Ligë, kurse anën tjetër “Spurs” vazhdojnë me fitore. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, kurse në fillim të pjesës se dytë mysafirët brenda dy minutave realizojnë dy gola nëpërmjet Harry Kane dhe Lucas Mouras.
Unitedi u mundua të rikthehet në lojë, por pa sukses e në anën tjetër Tottehami rezultati edhe golin e tretë dhe të fundit në ndeshje. Autor i golit ishte Moura në minutën e 84-të.
/Epoka e re/