Tottenhami deklason Huddersfieldin
Tottenham fitoi 4-0 ndaj Huddersfield, falë dy golave të shpejtë nga Wanyama dhe Moura në pjesën e parë dhe dy të tjetër sërish nga Moura në fund të ndeshjes. Me këtë tre pikësh “Spurs” ngritet në vend të tretë.
Ndeshja nisi dhe përfundoi në dominimin e skuadrës së Mauricio Pochettinos, që këtë ndeshje nuk kishte në dispozicion Harry Kane dhe Delle Ali, të dy të dëmtuar.
Mesfushori i kthyer nga një dëmtim i gjatë, Victor Wanyama shënoi golin e parë në minutën e 24’-të, ndërsa pas 144 sekondash ishte Lucas Moura që finalizoi me një predhë asistimin e Sissoko. Me këto shifra dhe në dominimin në lojë dhe raste u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, Tottenham e nisi aty ku e la. Fernando Llorente desh shënoi golin e tretë, por trau i portës e ndali nga goli. Skuadra mike u përpoq të reagojë dhe në një moment goditën traversën në një goditje dënimi.
Ndërsa në minutat e fundit Lucas Moura shënoi edhe dy gola të tjerë, duke kompletuar një tripletë për këtë ndeshje. Huddersfield është skuadra ndaj të cilës “Spurs” ka marrë katër fitore këtë sezon, duke i shënuar 12 gola dhe s’ka pësuar asnjë.
Kjo fitore e çon Tottenhamin në kuotën e 67 pikëve në vend të tretë, 1 pikë më shumë se Chelsea që do të luajë ndaj Liverpoolit.