Tottenhami dhe Liverpooli kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve
Dy klubet angleze, Tottenham Hotspur dhe Liverpool, besojnë se sonte (e shtunë) mund të triumfojnë në Ligën e Kampionëve, pasi në rrugëtimin e tyre deri në final nuk kanë munguar dramat dhe befasitë e mëdha.
Të dy këto klube më shumë mund kanë arritur deri në finalen e Madridit, kurse në ditët e fundit ka mbretëruar një qetësi absolute në të dy kampet. Nuk mbahet mend në histori të futbollit
që dy klube finaliste kanë arritur deri në ketë pikë në mënyrë kaq të vështirë.
Liverpooli pasi e humbi finalen e vitit të kaluar ndaj Real Madridit dhe në këtë edicion titullin në Premierë Ligë për një pikë, janë mobilizuar për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë para finales se është shumë vështirë të parashikohet
favoriti në këtë finale.
“Do të jetë një finale shumë intensive. Favoriti? E vështirë ta thuash. Kemi fituar dy ndeshje kundër tyre, me shifrat 2-1. Do të doja të bënim sërish atë që bëmë me Barcelonën. Tottenhemi është një ekip i fortë dhe ka shumë kualitet. Gjithçka do të varet edhe nga klima, duket se do të jetë nxehtë dhe do të ndikojë te ne”, ka thënë Klopp, duke shtuar: “Që nga viti 2012, përveç vitit 2017,
kam qenë në një finale me ekipin që kam drejtuar. Ndonjëherë me fat, por në shtatë vjetët e fundit
mbaj rekord për gjysmëfinalet e fituara. Edhe unë njeri normal jam. Ka çaste që je me fat dhe që nuk ke, por nuk e ndryshoj dot këtë. Nëse
punën, edhe fatin do ta kesh me vete herë pas here”.
Lajm i mirë për Liverpoolin është rikthimi i Roberto Firminos, kurse mungon mesfushori Naby Keita. Në anën tjetër, Tottenhami do të ketë në dispozicion Harry Kanen dhe Harry Winksin.
/Epoka e re/