Tottenhami dhe WBA-ja vazhdojnë garën për Muriqin
24 korrik 2020
| 11:49
Dy klubet angleze, Tottenham Hotspur dhe West Bromwich Albioni, po e vazhdojnë garën për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Fenerbahçe po planifikon ta shesë 26-vjeçarin këtë verë dhe klubi turk do të përpiqet të nxjerrë sa më shumë para nga shitja e tij.
E përditshmja turke “Sabah” raporton se klubi nga Stambolli i kërkon 20 milionë euro për Muriqin. Interesim për Muriqin kanë shfaqur edhe klubet e tjera angleze si Manchester United, Newcastle United, Leicester City, Leeds United, Southampton, Brighton e Burnley. Sulmuesin shtatlartë e duan edhe klubet italiane Lazio dhe Napoli.
(V.Z / Epoka e re)