
Tottenhami e PSG arrijnë marrëveshje për Mouran
29 janar 2018
| 20:32
Tottenhami raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e anëtarit të Paris Saint-Germainit, Lucas Moura.
Braziliani sivjet nuk ka qenë fare pjesë e planeve të Unai Emeryt që ka thënë haptas se nuk po mund ta inkuadrojë për shkak të konkurrencës së madhe ekipore, raporton SkySports.
Transferimi i tij pritet të kushtojë rreth 25 milionë funte.