Tottenhami eliminoi Arsenalin nga Kupa
19 dhjetor 2018
| 22:57
Tottenhemi ka kaluar në gjysmëfinalen e turneut “Carabao Cup”, duke mundur në derbin e Londrës së veriut, rivalët historikë të Arsenalit.
Skuadra mysafire doli me kokën lart nga stadiumi “Emirates”, pas fitores 2-0, falë golave të Son dhe Kane.
Trajneri i “topçinjve” Unai Emery, i habiti të gjithë, teksa kishte vendosur në qendër të mbrojtjes Granit Xhakën. Mesfushori me origjinë shqiptare e tregoi qartazi që nuk ndodhet në rolin e tij natyral, pasi në të dy golat e Tottenhemit bëri një gabim në vendosje, duke mbajtur në lojë kundërshtarin.