Tottenhami interesohet për Rabiotin

22 tetor 2019 | 23:41

Tottenham Hotspur është duke shfaqur interesim për mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.

Mesfushori nuk është në formë të mirë që prej transferimit në Juventus në afatin kalimtar nga PSG-ja. Rabiot për momentin fiton rreth 135 mijë euro në javë, por nëse paguhet kjo vlerë, “Zonja e Vjetër”, do të jetë e gatshme ta shes.

Sipas mediave italiane klubi anglez, është duke shikuar situatën e francezit. Sipas disa raportimeve “Spurs” janë të gatshëm të përfshijnë Christian Eriksen në marrëveshje, pasi kontrata e danezit përfundon në fund të sezonit dhe gjiganti italian ka shfaqur interesim për të.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka fituar ngushtë përballjen me Galatasarayn në xhiron…