Tottenhami kërkon 200 milionë euro për Kanen
Tottenham është gati të pranoj largimin e yllit të tyre, Harry Kane gjatë kësaj verë, por “Spurs” kërkojnë hiq më pak se 200 milionë euro.
Ylli anglez kërkohet nga top-klubet evropiane përfshirë Real Madridin dhe Manchester Unitedin.
Sipas mediave britanike, skuadra e Jose Mourinhos mund të pranoj shitjen e Kane tek Manchester Unitedit, por vetëm më çmimin 200 milionë euro.
“Djajtë e Kuq” duan të forcojnë repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm, dhe Kane është në krye të listës së tyre. Por United nuk do ta ketë lehtë ta bëjë të vetin anglezin, sepse është Real Madridi, e cila prej kohësh e kërkon asin e Tottenhamit, madje, thuhet se kreu u skuadrës “merenguese”, Florentino Perez është i gatshëm të ia ofrojë skuadrës angleze çmimin që kërkojnë për Kane.