Tottenhami kërkon përmbysjen ndaj Leipzigut

10 mars 2020 | 11:17

Tottenham Hotspur do të përballet me RB Leipzig në Ligën e Kampionëve të martën në kërkim që ta përmbysë epërsinë e ndeshjes së parë të zhvilluar në Angli.

Nënkampionët e Evropës e humbën ndeshjen e parë me rezultat 0-1, kurse nga penalltia kishte shënuar Timo Werner.

Skuadra gjermane, Leipzig, nuk konsiderohet ndër favoritet për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, por gjigantët e Bundesligës duhet të merren seriozisht në këtë garë. Kjo skuadër renditet e treta në Bundesligë me 50 pikë nga 25 ndeshjet e zhvilluara, kurse është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Tottenham, ndryshe nga edicioni i kaluar, nuk është në formën maksimale, por në këtë ndeshje synon fitoren dhe kualifikimin në çerekfinale.

Klubi gjerman nuk mund të llogarisë në shërbimet e Ibrahima Konate dhe Kevin Kampl, derisa “Spurs”, siç dihet, do të jetë pa dy sulmuesit Harry Kane dhe Son Heung-Min. Ndërsa në ndeshjen tjetër Atalanta i shkon në Spanjë Valencias me qëllim që ta ruajë rezultatin e thellë të ndeshjes së parë (4-1). Valencia do të provojë më të gjitha forcat që ta përmbysë këtë epërsi, por për të arritur një gjë të tillë nuk do të jetë aspak lehtë. Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00.

Të martën takohen:

21:00 Leipzig – Tottenham         (1-0)
21:00 Valencia – Atalanta            (4-1)

/EPOKA E RE/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatori amerikan, David Perdue, ka folur lidhur me situatën politike…