Tottenhami kërkon të ‘pamundurën’ ndaj Barçës
Skuadra angleze Tottenham Hotspur kërkon në “Camp Nou” ndaj Barcelonës fitoren për ta siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, që duket një mision vështirë i arritshëm për skuadrën e drejtuar nga Mauricio Pochettino, pasi skuadra e Barcelonës nuk ka pësuar humbje si vendës që nga viti 2013 kur u mposhtë nga Bayern Munchen.
“Spurs” ka 7 pikë sa ka edhe Interi që luan ndaj PSV-së. Skuadra italiane synon fitoren ndaj PSV-së që ka humbur gjasat për kualifikim dhe në anën tjetër ta pres gabimin e Tottenhamit në Spanjë për ta arritur kualifikimin së bashku me Barcelonën nga Grupi B. Në Grupin A kualifikimin e kanë siguruar Atletico Madridi dhe Borussia Dortmund, po ka mbetur të përcaktohet se cila skuadër përfundon e para. Club Brugge do të luajë në Ligën e Evropës.
Grupi C është ndër më interesantet në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Napoli dhe Liverpooli do të përballen ndërmjet vete, ku italianëve një barazim u mjafton për ta arritur kualifikimin. Në anën tjetër anglezët duhet të fitojnë me dy gola epërsi për ta siguruar kualifikimin, derisa Paris Saint-Germain me një pikë do të jetë në 1/8 e finales. Nga Grupi C kualifikimin e kanë siguruar Porto dhe Schalke, kurse Galatasaray dhe Lokomotiva Moska kërkojnë synojnë kualifikimin në Ligën e Evropës.
Grupi A
21:00 Club Brugge – Atletico Madrid
21:00 Monaco – Borussia Dortmund
Tabela
- Atletico Madrid 5 12 pikë
- Borussia Dortmund 5 10
- Club Brugge 5 5
- Monaco 5 1
Grupi B
21:00 Barcelona – Tottenham Hotspur
21:00 Inter – PSV Eindhoven
Tabela
- Barcelona 5 13 pikë
- Tottenham Hotspur 5 7
- Inter 5 7
- PSV Eindhoven 5 1
Grupi C
21:00 Crvena Zvezda – Paris Saint-Germain
21:00 Liverpool – Napoli
Tabela
- Napoli 5 9 pikë
- Paris Saint-Germain 5 8
- Liverpool 5 6
- Crvena Zvezda 5 4
Grupi D
18:55 Galatasaray – Porto
18:55 Schalke – Lokomotiv Moscow
Tabela
- Porto 5 13 pikë
- Schalke 5 8
- Galatasaray 5 4
- Lokomotiv M. 5 3
/Epoka e re/