Tottenhami kualifikohet në çerekfinale
05 mars 2019
| 22:56
Pas Ajaxit, Totteham Hotspur është skuadra e dytë që është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra angleze e kishte fituar ndeshjen e parë në Angli me rezultat 3-0, kurse sonte e mposhti sërish Borussia Dortmundin me rezultat 1-0, dhe në këtë mënyrë regjistron një sukses të madh. Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse golin e vetëm e shënoi Harry Kane, në minutën e 49-të.
Dortmundi u mundua të rikthehet në lojë dhe është paraqitur mirë, por nuk arriti të shënon as golin e nderit në dy ndeshjet e zhvilluara ndaj “Spurs”.
/Epoka e re/