Tottenhami mendon për Strakoshën
25 mars 2019
| 11:24
Portieri Thomas Strakoshës nuk u grumbullua për ndeshjen që Shqipëria e zhvilloi ndaj Turqisë, por ai po shkëlqen me Lazion në sezonin aktual duke treguar vlerat e tij siç bëri edhe në derbin e fituar 3-0 ndaj Romës me disa pritje fenomenale.
Mediet italiane raportojnë se për 24-vjeçarin shqiptar ka shfaqur interes gjiganti anglez Tottenham Hotspur.
Drejtuesit e klubit londinez e shikojnë gardianin kuqezi si pasuesin ideal të kapitenit Hugo Lloris. Për kartonin e Strakoshës, Igli Tare kërkon minimalisht 40 milionë euro.