Tottenhami mezi e mposht Evertonin
23 dhjetor 2023
| 18:38
Tottenhami e ka mposhtur Evertonin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Richarlison, në minutën e 9’, pas një asistimi nga Brennan Johnson.
Për golin e dytë u përkujdes Son Heung-min, në minutën e 18’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Evertoni krejt çka bëri është ngushtimi i epërsisë me anë të Andre Gomes, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 82’.
Tottenhami pas fitores kalon në kuotën e 36 pikëve pas 18 ndeshjeve, teksa Evertoni në pozitën e 16-të me 16 sosh.