Tottenhami mposht Brightonin
22 shtator 2018
| 21:25
Tottenhami ka fituar në udhëtim ndaj Brightonit me rezultat prje 1 me 2.
Epërsinë e parë Tottenhamit ia krijoi sulmuesi Harry Kane që ishte i saktë nga penaltia në minutën e 42, transmeton Koha.net.
Lamela e dyfishoi epërsinë në minutën e 76 pas asistimit nga Rose.
Vendasit arritën të ngushtojnë epërsinë në minutën e 90+3 përmes Knockaertit.
Në vendin e pestë Tottenhami ka 12 pikë, kurse Brightoni në vendin e 13 ka 5 pikë.