Tottenhami mposht Fulhamin
18 gusht 2018
| 19:08
Tottenhami ka arkëtuar pikët e plota nga derbi i sotëm lokal ndaj Fulhamit.
Skuadra e Pochettinos shënoi fitore prej 3 me 1 ndaj Fulhamit, në xhiron e dytë të Premier Ligës, transmeton Koha.net.
Lucas Moura i dha epërsinë Tottenhamit duke realizuar një gol të bukur në minutën e 43, që ishte rezultati i pjesës së parë.
Fulhami e nisi më mirë pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në minutën e 52.
Por, golat nga Trippier e Kane i dhanë fitoren Tottenhamit.