Tottenhami në vend të parë
07 tetor 2023
| 17:00
Tottenhami ka arritur ta mposht Luton Town, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së tetë në Premier League.
Spursat gjatë pjesës së parë mbetën me një lojtar më pak, pasi Yves Bissouma u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.
Megjthatë, kjo nuk i pengoi Tottenhamit që në pjesën e dytë ta gjejnë golin e fitores me anë të M.V.d Ven, në minutën e 52’, pas një asistimi tjetër nga James Madison.
Tottenhami pas fitores kalon në vendin e parë me 20 pikë, pas tetë ndeshjeve.