Tottenhami ofron 150 milionë euro për Rodrygon, Reali e refuzon
31 gusht 2023
| 14:29
Pas shitjes së Harry Kane, skuadra e Tottenham ka synuar të sjellë në Premier Ligë sulmuesin Rodrygo, që luan me ekipin e Real Madrid. Për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit, “Spurs” kishte ofruar 150 milionë euro, një shumë që kishte tunduar presidentin Florentino Perez.
Por ai që kishte vënë veton, duke mbyllur që në start çdo mundësi të largimit të brazilianit ishte trajneri Carlo Ancelotti. Sipas “Mundo Deportivo”, trajneri italian kishte refuzuar largimin e Rodrigo, duke e konsideruar si të pashitshëm.
Kështu, nga Reali erdhi një përgjigje e prerë: “JO”, për sulmuesin e talentuar brazilian, që do të vijojë të jetë pjesë e “Los Blancos”.