Tottenhami pranon ofertën e Bayernit për Harry Kane

10 gusht 2023 | 12:42

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për transferimin e sulmuesit Harry Kane.

“The Athletic” ka raportuar se klubi gjerman do të paguajë plot 100 milionë euro, ofertë që është pranuar nga klubi londinez të mërkurën.

Por fjalën e fundit padyshim do ta ketë Kane, i cili tani do të vendos nëse do t’i bashkohet “Bavarezzëve” apo të vazhdojë qëndrimin te Spurs.

30-vjeçari kishte kërkuar që situata e tij të zgjidhej para ndeshjes hapëse të Tottenhamit ndaj Brentfordit të dielën.

Anglezi është i kënaqur që të punojë nën urdhrat e Ange Postecoglu dhe ishte duke menduar qëndrimin, mirëpo me këtë ofertë të pranuar mbetet të shihet se si do të reagojë.

Kane ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës dhe nëse vendos të qëndrojë, atëherë duhet ta pranojë ofertën e klubit për rinovimin e kontratës.

Tottenhami deri vonë ka refuzuar shitjen e Kane, meqenëse edhe ka refuzuar tri oferta të Bayern Munich-it por tani janë të përgatitur për jetën pa anglezin.

Kane kishte marrë pjesë në fazën parapërgatitore të Tottenhamit në Australi dhe Singaporë, derisa edhe shënoi katërgolësh në fitoren 5:1 ndaj Shakhtar Donetsk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë ushtarë turq janë vrarë gjatë një përleshjeje me militantët…