Tottenhami rinovon kontratën me Forsterin
Përmes kanaleve zyrtare të klubit, Tottenham ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën me portierin Fraser Gerard Forster.
35-vjeçari anglez ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2025, duke e zgjatur qëndrimin e tij në klubin anglez me një vit.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se Fraser Forster ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2025. Duke ardhur nga Southampton në korrik 2022, portieri me përvojë bëri debutimin e tij në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Nottingham Forest në nëntor 2022 dhe duke bërë paraqitjen e tij të parë në Premier Ligë për klubin muajin e ardhshëm kundër Brentford”, shkruante klubi.
We are delighted to announce that Fraser Forster has signed a new contract with the Club that will run until the summer of 2025 🤍
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) December 6, 2023