Tottenhami tregon interesim për Lukakun
E ardhmja e Romelu Lukakut është ende e paqartë, mbi të gjitha për shkak të dëmtimeve të tij, që e kanë detyruar të qëndrojë për shumë kohë larg fushave. Në një situatë të tillë, rinovimi i huazimit për një tjetër vit me Interin nuk duket më i sigurt me zikaltrit që kanë nisur sondazhet për të tjerë emra dhe me belgun që po dëgjon sirenat e klubeve të tjera.
Nëse Interi nuk e huazon edhe për një tjetër vit, Lukaku do të jetë i detyruar të kthehet në Londër, por ndoshta nuk do të jetë te Chelsea, klubi që ka në pronësi kartonin e tij.
Sipas “Daily Mail”, interes ka shfaqur së fundmi Tottenhami, që nëse do të ketë edhe një tjetër sezon nën drejtimin e Antonio Contes, mund të synojë 29-vjeçarin si përforcimin e duhur për sulmin, gjithmonë në rast largimi të Harry Kane.
Marrëdhënia e mirë mes Contes e Lukaku njihet nga të gjithë dhe sulmuesi mund të ketë mundësinë për të rilindur edhe një herë në tokën angleze.