Tottenhami u rikthehet fitoreve
28 shkurt 2021
| 17:02
Tottenhami ka shënuar fitore bindëse ndaj Burnleyt të dielën në Premier League.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4-0 për vendasit. Gareth Bale realizoi dy gola (minutat 2’ dhe 55’) ndërsa Harry Kane dhe Lucas me nga një.
Me këtë fitore, Tottenhami renditet në pozitën e tetë me 39 pikë ndërsa Burnely në të 15-n me 28 sosh.