Totti infektohet me Covid-19

02 nëntor 2020 | 15:51

Legjenda e Romës, Francesco Totti ka rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit.

Sipas “Sky Sport Italia”, Totti ka bërë testin, meqenëse ka pasur disa simptoma në ditët e fundit. Italiani ka filluar të bëhet më i dobët dhe rezultatet e testeve kanë dal pozitive. Thuhet se Totti ka nisur të përmirësohet, ndërsa mbetet të shihet se kur do shërohet.

Ndërkohë, kujtojmë se në tetor Totti humbi babanë shkaku i koronavirusit, por prindi i tij kishte probleme edhe me diabet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Trump tha se zgjedhjet presidenciale në SHBA mund të…