Totti: Itali-Francë do të jetë finalja e ‘Euro 2024’

13 qershor 2024 | 16:41

Francesco Totti, ka qenë njëri prej protagonistëve absolutë, në Italinë kampione Bote në 2006.

Ai mbetet nostalgjik dhe pse jo kërkon të ripërjetojë ato emocione sërish, duke qenë se finalja e “Euro 2024”, do të zhvillohet në Berlin, mbrëmjen e 14 Korrikut.

Në një intervistë për Betsson Sport, Totti u shpreh: “Çdo futbollist mund të bëjë diferencën, por në të tilla kompetiicone, ajo ç’ka bënë me të vërtetë ka rëndësi është forca e grupit. Ky evropian do të jetë i vështirë, por Italia ka një trajner të madh dhe një skuadër shumë të mirë. Një parashimi për finalen? Shpresoj të jetë Itali-Francë”, përfundoi ish-kapiteni i Romës Francesco Totti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 14.06.2024 Punime të…