Totti letër prekëse për Buffonin

18 maj 2018 | 14:37

Gianluigi Buffon ka njoftuar se në fund të sezonit do largohet nga Juvenstusi dhe nga kombëtarja italiane. Nuk dihet nëse portieri legjendar i bardhezinjve, do të transferohet te një skuadër tjetër, apo do të heqë dorë zyrtarisht nga futbolli i luajtur.

Buffon sends Totti message of congratulations on 20th anniversary of debut

Histori dhe besnikëria e Buffonit për Juventusin, është e ngjashme me atë të legjendës, Francesco Totti për Romën. Ish-kapiteni romanist, ka ndjerë nevojën për të shkruar një letër për mikun e tij Buffon, duke kujtuar të gjitha momentet e bukura që kishin kaluar së bashku me përfaqësuesen italiane dhe jo vetëm. Pavarësisht se në role të kundërta, Totti i kujton Buffonit se kaluan me njëri-tjetrin si fëmijë, gradualisht u bënë kapitenë dhe burra.

“Gjithmonë e kam gjetur veten në role të kundërta: unë nuk mund të largohesha nga fanella ime. Besoj se njëjta gjë vlen edhe për ju, që gjithmonë u përpoqët të përcillni racionalitet. Për mua ishte e vështirë, nganjëherë tronditëse, për ta mbyllur ‘rrethin’. Dhe tani, që e keni shpallur lamtumirë tuaj nga Juventusi, Gigi i dashur, unë ndjehem përsëri i pushtuar nga ndjenjat e 12 muajve më parë. Nuk mund t’u them se çfarë do të ndjeni nesër, në stadiumin tuaj. Unë nuk e di edhe se çfarë do të lëvizë në kokën tuaj në orët e ardhshme, kur të vendosni nëse do të vazhdoni, apo të ndaleni. Gjithkush i proceson gjërat në mënyrën e vet. Por, jam i sigurt se këto ditë do t’u ndodhë që ta ktheni prapa kasetën e karrierës suaj. Dhe është mirë të mendojmë se në filmat tanë përkatës, ne të dy morëm pjesë. Ne kaluam me njëri-tjetrin si fëmijë, gradualisht u bëmë kapitenë dhe burra. Kemi mbrojtur të njëjtën fanellë, atë blu. Dhe kemi luftuar për lëkura të ndryshme, respektivisht: verdhekuqe dhe bardhezi. Unë luftoj të rikthehem pas me porosi, por vorbulla që del jashtë është me të vërtetë e madhe: shoh netët e Botërorëve, Kupa në qiellin e Berlinit, përqafimet tona. Dhe them faleminderit, sepse kundërshtari dhe shoqëruesi keni qenë Ju. Nëse keni nevojë për këshilla në ditët e ardhshme, më bëni një telefonatë. Unë gjithmonë do të jem atje, për Ju”, ka shkruar Totti.

Буффон обошел Тотти по количеству матчей в Серии А

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…