Totti ndahet nga gruaja pas 20 vjetësh

12 korrik 2022 | 15:00

Legjenda e futbollit italian Franceso Totti, është ndarë nga gruaja. Ai dhe Ilary Biasi, i kanë dhënë fund martesës pas 20 vjetësh.

Çifti në fjalë ka tre fëmijë nga martesa e tyre. Lidhur me këtë Ilary Biasi, ka shkruar një komunikatë, shkruan The Sun.

“Pas 20 vjetësh së bashku dhe tre fëmijëve të shkëlqyeshëm, martesa ime me Francescon ka përfunduar. Arsyeja e ndarjes mbetet një fakt privat dhe nuk do të ketë më deklarata të tjera nga ana ime. I ftoj të gjithë që t’i evitojnë spekulimet, e mbi të gjitha, që ta respektojnë privatësinë e familjes sime”, ka shkruar ajo.

E një shkrim për ndarjen nga gruaja e ka publikuar edhe legjenda e Romës Francesco Totti.

“Pas 20 vjetësh së bashku, historia e lidhjes sime me Ilaryn fatkeqësisht ka mbaruar. Krejt ajo që e kam thënë dhe e kam bërë në muajt e fundit, e kam bërë për t’i mbrojtur fëmijët tanë, të cilët janë dhe do të jenë gjithmonë prioritet i jetës sime. Jam munduar t’i kaloj krizat e martesës, por sot e kam kuptuar se zgjedhja për t’u ndarë, përpos që është e dhimbshme, nuk është më e evitueshme. Do të vazhdoj të jem në kontakt dhe i afërt me Ilaryn në rritjen e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm, gjithmonë me respekt të madh për gruan time. Arsyeja e ndarjes sonë mbetet për mua në mënyrë rigoroze private dhe nuk do të jap deklarata të tjera. Llogaris në respekt maksimal për privatësinë tonë, mbi të gjitha për qetësinë e tre fëmijëve tanë. Faleminderit”, ka shkruar Totti.

Totti dhe Biasi i kanë tre fëmijë nga martesa e tyre Chanel Totti, Cristian Totti, Isabel Totti. Ata ishin takuar për herë të parë në vitin 2002 dhe u martuan tre vjet më vonë në vitin 2005. Arsyeja e ndarjes nuk dihet dhe po mbahet e fshehur nga ish-çifti bashkëshortor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonezët i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe,…