Totti: Në këtë kohë do të vleja 200 milionë euro

14 shkurt 2018 | 14:23

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, ka folur në një intervistë për “Sky Sports”. Ai është ndalur te diferencat që ka futbolli i tanishëm me atë të periudhës kur Totti filloi karrierën.

“Është e vështirë që një i ri i Romës të bëjë atë që kam bërë unë dhe Danele De Rossi. Është tjetër epokë dhe ajo që bëmë ne nuk përsëritet. Më parë mendohej vetëm për të rinjtë e Italisë, se sa për ata që vinin nga Brazili, Argjentina apo Amerika Jugut. Nuk besoj se do të ketë një tjetër Totti, që të rrijë gjithë karrierën te Roma. Sot vlerë ka biznesi”, deklaroi ish-kapiteni i Romës.

Totti ka folur edhe për afatet kalimtare të çmendurive të viteve të fundit dhe për shifrat e larta që qarkullojnë.

“Nëse do të varej nga unë do të paguaja çdo shifër për të pasur në skuadër më të mirët, sepse për të fituar duhen futbollistë të fortë. Këtë e kam thënë dhe do e them gjithnjë, por nuk jam unë që vendos, është presidenti. Presidenti vendos një buxhet dhe në bazë të tij duhet të jemi të zotë të ndërtojmë një skuadër. Në këtë treg të çmendur unë do të vleja 200 milionë euro”, shtoi më tej Totti.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri italian i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se skuadra…