Totti: Ronaldon dhe Ibra nuk pranuan ftesën time
Kapiteni legjendar i skuadrës së Romës, Francesko Totti, ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante për mediet italiane.
Legjenda e Romës pranoi se ka dashur gjithmonë të luajë me Zlatan Ibrahimoviqin, por ai nuk pranoi asnjëherë të vinte në Romë.
“Receta për sukses është shumë e thjeshtë: të kesh lojtarët më të mirë në botë në skuadër. Unë gjithmonë kam dashur dhe shpresuar që edhe Roma të kishte dhe t’i ketë lojtarët më të mirë në botë, por në shumicën e rasteve ishte e pamundur”, ka thënë Ronaldo.
“Jam munduar dhe vetë t’i bindë lojtarët të vijnë. Të gjithë e dinë se me Ronaldon dhe Ibrahimoviqin jemi miq shumë të mirë dhe i kam ngacmuar shpeshherë që të nënshkruajnë me Romën, por ata nuk më dëgjonin. Më kërkonin mua të shkoja në skuadrat e tyre, por dhe kjo ishte e pamundur. Shpresoj se kjo situatë të ndryshojë, pasi më vjen keq që një skuadër me kaq shumë emër sa Roma të mos tërheqë futbollistët më të mirë në botë”, ka deklaruar Totti.