Totti tregon se a është ndarë nga Ilary Blasi

23 shkurt 2022 | 16:26

Në rrjet qarkulluan prej disa ditësh lajmi se ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti dhe Ilary Blasi kanë përfunduar martesën e tyre.

Së fundmi me anë të një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Totti ka sqaruar opinionin publik se të gjitha janë lajme të rreme dhe se është lodhur duke i përgënjeshtruar të gjitha këto lajme për të dhe familjen e tij.

“Gjatë orëve të fundit kam lexuar në media shumë gjëra për mua, mbi të gjitha për familjen time. Nuk është hera e parë që më ndodh që lexoj dhe dëgjoj këto lajme të rreme. Iu drejtohem të gjithëve ju që shkruani këto gjëra që të bëni kujdes sepse në mes janë fëmijët dhe ata duhen respektuar. Sinqerisht jam lodhur për t’i përgënjeshtruar të gjitha këto”, përfundoi Totti. Pas këtij mesazhi Totti shkon për të darkuar me Ilary dhe fëmijët e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. As. Dr. Seadet Beqiri Në vitet e 60’-ta të…