Totti tregon se si e zbuloi tradhtinë e ish-bashkëshortes

14 shtator 2022 | 16:45

Pas gati 20 vitesh bashkë kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, dhe prezanuesja e njohur, Ilary Blasi, i dhanë fund martesës së tyre. Së fundmi, futbollisti ka thyer heshtjen dhe ka treguar versionin e tij të historisë, duke treguar se nuk ishte ai i pari që tradhtoi.

Në një rrëfim për “Corriere della Sera”  Totti shprehet:” Nuk isha unë i pari që tradhtoi. Me Noemi-n jemi shoqëruar fillimisht si miq, por pas Vitit të Ri njohja jonë u konsolidua dhe mori përmasat e një lidhjeje serioze. Me Ilary-n kishim ulje-ngritje, si çdo çift. Më pas diçka u prish. Kriza e vërtetë shpërtheu mes marsit dhe prillit të vitit të kaluar. Por unë kisha kohë që vuaja”.

Për sa i përket videove që tregonin familjen e mbledhur bashkë në restorant për të heshtur zërat e ndarjes, ai pranon se për të shpëtuar martesën: “Ne u përpoqëm disi, por jo deri në fund. Askush nuk donte të provonte diçka më shumë. Le të themi se nuk ishte një përpjekje e madhe.

Në shtator të vitit të kaluar filluan të vinin fjalët “Shiko se Ilary ka një tjetër”. Madje, më shumë se një. Mua më dukej e pamundur. Përkundrazi gjeta mesazhet. Nuk kisha kontrolluar kurrë, në njëzet vjet telefonin e saj dhe as ajo nuk e kishte bërë ndonjëherë me mua. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, dyshova. I pashë celularin. E pashë që ishte një person i tretë, i cili vepronte si ndërmjetës mes Ilary-t dhe një tjetri”, emrin e të cilit Totti nuk e përmend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfida në mes të Arsenalit dhe PSV-së, e parashikuar të…