‘Tour de France’ shtyhet për muajin gusht

15 prill 2020 | 15:45

Gara e famshme e çiklizmit “Tour de France” është shtyrë për në fund të gushtit. Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) ka publikuar ndryshimet në kalendarin e garave, shkaku i pandemisë së koronavirusit.

“Tour de France”, që ishte paraparë të niste më 27 korrik, sipas datës së re do të nisë më 29 gusht dhe do të përfundojë më 20 shtator.

Botërori i çiklizmit në rrugë do të mbahet sipas orarit të paraparë nga 20 deri më 27 shtator. Ndërkohë do të mbahen pas Botërorit edhe Giro d’Italia e Vuelta Ciclista a Espana.

“Ne kemi nisur të flasim për shtyrjen me politikanët lokal menjëherë pas 18 marsit – në ditën kur u aplikuan masa restriktive në Francë – dhe të gjithë ishin të pajtimit. Secili në botën e çiklizmit përkrahi idenë, edhe ata që nuk na pëlqejnë zakonisht. Disa skuadra thanë se duhet të mbyllen pa Tour de Francen këtë vit”, ka thënë drejtori i “Tour de France”, Christian Prudhomme për agjencinë Reuters.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës ka bërë me dije se barnatorja kujdestare…