Toure largohet nga Olimpiacosi
12 dhjetor 2018
| 11:57
Rikthimi i Yaya Toures në skuadrën e Olimpiacosit në verë krijoi një entuziazëm të madh në Pire. Të gjithë dolën në rrugë për ta pritur mesfushorin 34-vjeçar, i cili luajti gjatë sezonit 2006-2007 në Greqi por, si shpeshherë, rikthimet nuk rezultojnë veprimet e duhura.
Siç raporton “Sport24”, lojtari nga Bregu i Fildishtë ka ndërprerë kontratën me klubin grek dhe po kërkon për një destinacion të ri në janar.
Toure u largua nga Barcelona për shkak të raporteve me Pep Guardiolën dhe një gjë e tillë i ka ndodhur edhe me trajnerin e Olimpiacosit. Mesfushori ka luajtur shumë pak, vetëm pesë ndeshje me ekipin grek: dy në kampionat, dy në Evropa Ligë dhe një në kupë.