Toutzaiarkis shpallet MVP i javës 21

01 mars 2021 | 16:24

Takimet në fundjavë kanë dhuruar ndeshje mjaft interesante në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Qendra e Trepçës, Stavros Toutzaiarkis, kishte indeksin më të lartë në xhiron e fundit, 40.

Ai në përballje me Ponte Prizrenin, sfidë që shkoi në dy vazhdime realizoi 30 pikë dhe kishte 22 kërcime, 11 në mbrojtje dhe 11 dhe në sulm. Gjithashtu Stavros Toutzaiarkis kontribuoi me tri asistime, një top të vjedhur dhe dy bllokada, duke qenë lojtari më i dalluar në parket dhe duke ndihmuar Trepçën të shënojë fitoren e katërt radhazi.

Mitrovicasit renditen në vendin e gjashtë me tetë fitore dhe 13 humbje. Ndërkohë, top-5 basketbollistët me indeksin më të lartë në xhiron e fundit janë: Stavros Toutzaiarkis (Trepça) 40, Nigel Johnson (Sgial Prishtina) 38, Divine Myles (Ponte Prizreni) 36, Ivan Koljeviq 29 (Trepça), Brandon Walters 28 (Peja).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drenica dhe Gjilani kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros…