
Tove Lo po vjen me gjëra të reja
02 qershor 2019
| 14:00
Tove Lo po bëhet gati ta publikojë albumin e ri. Këngëtarja 31-vjeçare nga Suedia sapo ua dhuroi fansave këngën e re “Glad He’s Gone”, e cila është e para nga albumi i saj i ardhshëm.
Tocve Lo do ta publikojë albumin në fund të vitit dhe fansat dyshojnë se do të titullohet “Sunshine Kitty”. Ndërkaq, albumi “Blue Lips” i saj ishte publikuar në nëntor të vitit 2017.