Tovërlani debuton me fitore
09 mars 2020
| 15:54
Ashtu siç ishte pritur, Feronikeli ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Vushtrrisë (2-0). Trajneri Afrim Tovërlani e nis në mënyrë më të mirë punën në skuadrën nga Drenasi.
Kampionët në fuqi të Superligës e nisën më mirë ndeshjen dhe dominuan deri në 18-të, kur Ilir Berisha realizoi për 1-0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, kurse në pjesën e dytë “Nikli” shënoi edhe golin e dytë në minutën e 67-të, kur Mevlan Zeka e dërgon topin në rrjetën e portierit të skuadrës mysafire.
Pas kësaj ndeshje, Feronikeli është në pozitën e pestë me 34 pikë, kurse Vushtrria mbetët e parafundit me 16 pikë.
/Epoka e re/