
Tovërlani e fton Ademin në Kombëtaren U21
Përzgjedhësi Afrim Tovërlani e ka ftuar në grumbullimin e marsit të Kombëtares U21, futbollistin Faton Ademi të Alemannia Aachen.
Në grumbullim do të mungojë futbollisti Arjanit Fazilu, i cili e ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundjavës me klubin e tij. Kombëtarja U21 në muajin mars do të zhvillojë dy miqësore në Alanya, me Turqinë dhe Moldavinë.
Tovërlani e publikoi dy ditë më parë listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në këtë muaj në Turqi.
Në fakt, ekipi i drejtuar nga Tovërlani do të zhvillojë një kamp stërvitor dhjetëditor në Antalya, nga data 17 deri më 26 mars 2025, ku do t’i luajë edhe këto dy miqësore të rëndësishme.
Ky kamp do të shërbejë si një mundësi e mirë për stafin teknik që të analizojë gjendjen e ekipit dhe të testojë strategji të reja për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.
- Turqia U21 – Kosova U21
21 mars 2025 | Alanya, Turqi | 20:30 (ora lokale)
- Kosova U21 – Moldavia U21
25 mars 2025 | Belek, Turqi | 16:00 (ora lokale)