Tovërlani, klubeve: Qëndroni pranë futbollistëve në këtë kohë krize

12 prill 2020 | 18:59

Kanë kaluar më shumë se një muaj që prej ndeshjes së fundit të zhvilluar në futbollin kosovar, e gjitha kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e gjitha aktiviteteve sportive në vend, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Ky virus ka bërë që shumë skuadra kosovare të kenë kriza financiare, ku shumë prej tyre tashmë iu kanë dhënë vetëm gjysmën e pagave futbollistëve të tyre.

Mos pagesa e plotë e futbollistëve sipas trajnerit të Feronikelit, Afrim Tovërlani nuk është e pazakontë në futbollin kosovar.

Kurse, sipas tij e pazakontë është pandemia e cila ka kapluar gjithë botën.

“Po përballemi me situatë të panjohur për ne si kur më parë sa i përket virusit. Ndërsa për vonesa në paga kjo nuk është risi në Kosovë, këtë e dimë të gjithë”, tha fillimisht ‘Toki’ për Gazeta Olle.

“Megjithatë situata e tanishme dallon nga e kaluara. Shumica e futbollistëve jetojnë nga paga që marrin në ekip. Por edhe shumica e atyre që mbajnë klubet kanë biznese por që për momentin nuk mund të punojnë dhe të përfitojnë në mënyrë që të paguhen edhe lojtarët. E rëndësishme tani është që futbollistët të paguhen me rregull, qoftë edhe me 50 për qind por mos të ketë vonesa sepse mbajnë familjen. Pra duhet gjendur një zgjidhje e pranueshme dhe e mirëkuptushme e mos të ketë vonesa e ikje nga përgjegjësia. Duke mos harruar edhe fjalën e urtë popullore që ‘i ngiti nuk ia din të uriturit’”, tha tutje Tovërlani.

Tekniku prishtinas ka folur edhe për çështjen e kampionatit, dhe mundësin e anulimit të tij.

Sipas tij, nuk duhet anuluar kampionati pas këtë gjë shumë shtete në Evropë nuk e mendojnë fare.

“Nuk e kam menduar anulimin e kampionatit deri më tani. Jam duke punuar dhe biseduar me futbollistët vazhdimisht për fillimin e stërvitjeve të përbashkëta dhe të ndeshjeve. Nuk jam tip që mendoj t’i dorëzohem një gripi, kur nuk ju kam dorëzuar sfidave më të mëdha”.

“Shumë shtete të Evropës po planifikojnë datat për vazhdimin e kampionateve, pse ne të mendojmë ndryshe? Jam i bindur që do të tejkalojmë këtë situatë dhe do të luajmë futboll. Mendimi im personal është që ky virus është një panik botërorë dhe biznes i madh që ne nuk e dimë për momentin”, përfundoj Tovërlani.

Ky i fundit, ka marrë drejtimin e Feronikelit vetëm pak javë më parë, pasi skuadra nga Drenasi kishte vendosur t’i ndajë rrugët me Agim Sopin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazhiri, ka thënë se…