
Tovërlani konfirmon bisedimet me Gjilanin
08 mars 2019
| 16:12
Kryetari i klubit të Gjilanit, Florim Zuka dhe trajneri i njohur Afrim Tovërlani kanë zhvilluar një takim të premten. Arsye e takimit është që “Toki” të marr drejtimin e kësaj skuadre.
“Ishte një takim ku u diskutua për shumë gjëra. Kemi diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit. Ka mbetur që të takohemi sërish”, ka deklaruar Tovërlani për “Gazetasheshi.com”. Nga Gjilani ditë më parë është larguar trajneri Sadat Pajaziti dhe aktualisht skuadrën po e drejton Alban Hyseni.