Toverlani, Munishit: Dihet kush është baba i trofeve
Afrim Tovërlani dhe Ismet Munishi janë dy prej trajnerëve më karimazatikë në futbollin vendor dhe shpesh herë janë “ngacmuar” në distancë me batuta të ndryshme.
Dikush e quan “babë” Afrimin e dikush Ismetin, por mbrëmë trajneri i Ballkanit tha se “baba ua mori një pikë në mes të kryeqytetit”.
Në një prononcim për gazetën, Tovërlani iu përgjigj Munishit me mahi.
“Secili ka të drejtë të shprehë opinionin e tij, por dihet se kush është baba i trofeve”, deklaroi Tovërlani për Gazetën Olle.
Tovërlani ka analizuar sfidën e luajtur në kryeqytet.
Sipas teknikut prishtinas, të dy ekipet ishin futur me një presion të madh në këtë takim.
“Me sa pashë e kuptova, të dy ekipet ishin futur me ngarkesë dhe nervozë në ndeshje. Sidomos Prishtina, e cila në këtë takim nuk tregoi shumë nga ato që kemi pritur”.
“Nga ana psikologjike, ekipet nuk kanë qenë stabile”, theksoi Tovërlani.
Sa i përket individëve, prishtinasi vlerëson që sulmuesit e dy ekipeve nuk ishin në ditën më të mirë.
“Nuk u vërejtën as Jonuzi e as John, por nuk pamë shumë as nga Baftiu e Topalli. Më të mirët ishin tifozët në stadium”, përfundoi Tovërlani.
Barazimi e la Ballkanin në vendin e parë, ndërsa Prishtinën e zbriti në pozitën e katërt.
Në mesjavë, Ballkani pret Dritën ndërsa Prishtina është nikoqire e Ferizajt.