Tovërlani publikon listën e të ftuarve te U21-shat
07 tetor 2023
| 17:03
Trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka zbuluar listën e futbollistëve të Kosova U21 për ndeshjen e tetorit.
Kosova U21 do të përballet me kombëtaren e Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ovcha Kupel Stadium” me fillim nga ora 17:30.
Aktualisht Kosova U21 renditet në vendin e katërt me tre pikë, kurse Bullgaria U21 gjendet në pozitën e dytë me katër pikë.