“Toyota Camry” do të rikthehet në Evropë, pas 14 vitesh
22 qershor 2018
| 11:46
Pas 14 vjet mungese në Evropë, tipi i makinave “Toyota Camry” do të rikthehet nga viti 2019. Gjenerata e tetë e limuzinës së “Toyota”-s kishte premierën në 2017 në Detroit dhe në Evropë do të shitet në një version hibrid me një motor me benzinë 2.5-litra.
Specifikat e këtij modeli nuk janë bërë të ditura, por dihet se motra e “Camry” për tregun e SHBA-së ka motor 2.5 litra benzinë me 206 kuaj fuqi. “Camry” ka marsh automatik me tetë shpejtësi.
Ai do të kushtojë rreth 28 mijë dollarë në SHBA, ndërsa në Evropë akoma s’i dihet çmimi.