Toyota tërheq 2.4 milionë automjete hibride nga tregu
Gjiganti japonez i automjeteve, Toyota, ka njoftuar për tërheqjen e 2.43 milionë automjeteve hibride nga Japonia dhe vendet tjera, nga shkaku i një problemi që kanë me motorin, pasi mund të ndodhë që automjetet të mos mund të transferohen në regjimin e vozitjes “failsafe”, si dhe të humbasin fuqinë dhe shpejtësinë.
Sistemi servo i drejtimit dhe frenimi do të vazhdojnë të funksionojnë, por humbja e shpejtësisë mund të rezultojë me një përplasje.
Toyota konfirmoi se tërheqja ka të bëjë me modelet hibride Prius dhe Auris Hybrids të prodhuara nga tetori i vitit 2008 deri në nëntor të vitit 2014. Janë përfshirë 1.25 milionë automjete në Japoni, 807.000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 290.000 në Evropë dhe 3.000 në Kinë, dhe pjesa tjetër është në vende të ndryshme të botës.