“Toyota” tërhoqi mbi 181 mijë automjete nga tregu

04 shkurt 2018 | 19:34

Për shkak të një defekti me “airbag”, prodhuesi i automjeteve japoneze, Toyota, do të tërheqë nga tregu 181,797 automjete në Kinë për shkak të defektit në “airbag”.

Në një njoftim nga Administrata kineze, është theksuar se modelet “New Highlander”, “Levin”, “Levin hibrid” dhe “Corolla hibrid” të prodhuar mes 4 maj 2015 dhe 4 shkurt 2016, janë ato më difekt në airbag.

Duke filluar nga data 10 shkurt, kompania do të tërheqë automjetet “difektoze”, dhe do t’i ndërrojë pjesët problematike kundrejt asnjëlloj pagese.

Defekti në “airbag” është mjaft i rrezikshëm sa i përket sigurisë së shoferit, ndaj dhe po merret masa për tërheqjen e 181,797 automjeteve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha strukturat e shtetit shqiptar ndodhen në terren në…