Prokuroria thirrje qytetarëve: Mos bini pre e mashtruesve
05 gusht 2024
| 18:34
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, që të mos bien pre e mashtrimeve nëpër platforma të komunikimit, ku nga persona të paautorizuar u kërkohen të dhënat personale të kartelave të llogarive të bankave vendore dhe që assesi të mos i shpërndajnë këto të dhëna.
Njëkohësisht Prokuroria u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që kanë pranuar kërkesa të tilla dhe atyre që kanë shpërndarë të dhënat e llogarive bankare dhe potencialisht janë dëmtuar, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit apo dëshmitarit.