Trabzonspori e dëshiron yllin e Llapit, Valmir Veliu

12 janar 2022 | 10:39

Skuadra e Llapit mund të mbes pa yllin e saj, Valmir Veliu. Në fakt, është skuadra e Trabzonsporit ajo që ka shprehur gatishmëri për transferimin e Veliut.

Raportohet se Valmir Veliu mund të mos jetë pjesë e Llapit në pranverë. Këmbëshpejti llapjan pritet të transferohet tek gjiganti turk, Trabzonspor.

Veliu ka kontratë me Llapin deri në verën e vitit 2023 dhe aktualisht vlerësohet si futbollisti më i vlefshëm në Kosovë me 325 mijë euro. Veliu është pjesë edhe e Kosovës U-21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA-të do të ngrenë në Shqipëri një Komandë të Forcave…