Trabzonspori interesohet për Berishën

08 janar 2021 | 11:56

Klubi i njohur turk Trabzonspor është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit Mërgim Berisha, i cili është pjesë i Red Bull Salzburgut.

Mediumet turke kanë raportuar të enjten se Trabzonspori ka kontaktuar ekipin austriak në lidhje me transferimin e Berishës gjatë afatit kalimtar të janarit. 22-vjeçari ka shpërthyer këtë edicion te Salzburgu, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë katër asistime në 20 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për ekipin austriak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendja nga reshjet e shumta të shiut dhe borës, është…