Trabzonspori largon Enis Bardhin nga ekipi i parë
Trabzonspori ka marrë një vendim që katër lojtarë janë larguar nga ekipi i parë dhe janë transferuar për të punuar veçmas në periudhën e ardhshme. Në mesin e tyre është edhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.
“Si rezultat i takimit mes presidentit Ertugrul Dogan, zëvendëspresidentit Zeyat Kafkas dhe trajnerit Shenol Gunesh, është vendosur që futbollistët tanë Mislav Orsiç, Stefano Dansvil, Enis Bardhi dhe Umut Bozok të stërviten veçmas për të përmirësuar performancën e tyre”, kanë njoftuar nga klubi.
Bardhi i cili është me Trabzonspor që nga viti 2022, këtë sezon ka gjithsej 13 paraqitje në të gjitha garat për ekipin, tetë prej tyre në kampionatin turk, dy në kualifikueset e Ligës së Konferencës dhe tre në kualifikueset e Ligës së Evropës.