“Tradhëti e lartë” | Balerina amerikane rrezikon 20 vite burg në Rusi pasi mblodhi 51 dollarë për ushtrinë Ukrainase
Siguria sekrete ruse FSB e presidentit Vladimir Putin raportohet se ka arrestuar balerinën ruso-amerikane Ksenia Karelina me akuza tradhtie të lartë, pas publikimit të pamjeve ku ajo shoqërohej në një gjykatë e prangosur.
Nuk është e qartë se kur është regjistruar video e 32-vjeçarjes Karelina por mediat perëndimore thonë se ndalimi është bërë në fillim të vitit jashtë një teatri në Jekaerinburg.
Karelina është rezidente në Los Angeles dhe është bërë qytetare amerikane në 2021. Rrjetet e saj sociale janë të mbushura me foto të jetës në SHBA, ku dhe është martuar me një vendas të paidentifikuar publikisht.
Jekaterinburg është qyteti më i madh në rajonin e Uraleve, ndërsa arrestimi i Karelina vjen pas pjesëmarrjes së saj në një faqe për mbledhje fondesh për ushtrinë e Ukrainës, teksa akuzohet se ka transferuar 51.80 dollarë për bamirësinë ukrainase Razom.
Akuzat e tradhtisë mund të marrin dënim me deri në 20 vjet burg. Në Rusi prej vitit 2023, 63 persona kanë marrë akuza të tilla dhe 37 janë shpallur fajtorë, raporton Daily Mail.
Karelina thotë në faqen e saj se është nga Jekaterinburg dhe se ka studiuar balet në shkollën S. P. Diaghilev.
Kapor tashmë ajo akuzohet se ka mbledhur fonde për ushtrinë e Ukrainës prej vitit 2022.
Rrjeti rus Mediazona thotë se Karelina u arrestua fillimisht me akuza “huliganizmi” për fjalor të pisët por më pas akuzat u përshkallëzuan në ‘tradhti të lartë’.
Razom, bamirësia ukrainase që ajo akuzohet se ka mbështetur, kontribuon në fonde për çështje sociale në Ukrainë ashtu dhe për pajisje mbështetëse për ushtrinë.
Karelina nuk është e vetmja amerikane e arrestuar në Rusi ku më herët janë ndaluar ish-ushtarakët Paul Whelan e David Barnes, të dënuar për abuzime me fëmijë.