TRADHËTIA E MADHE

25 mars 2023 | 17:02

Ku po shkojmë?
Kjo pyetje është për shumë njerëz, kombe, shtete në një lloj udhëkryqi. Mendoj se për Kosovën eshte e pranishme kudo. Në parlment në rrugë, televizione, në klube në ara e të gjithë japin mendimet e tyre.

“Bashkëpunimi, heshtja, ndihma ndaj kriminelit, është krim” Tradhëtia e madhe po na troket në dyert e lirisë. S`ka krim më mizor e më i trishtë sesa ta tradhëtosh në nivel kombëtar. Në shtëpinë e Titos në Ohër më datë 18 mars 2023 u mbajt njuë takim që unë do ta quaja si Konferenca e dytë e Londrës. Atje në maj 2013 Shqipërinë kirurgët e errësirës e vunë në tavolinën e natës kombin tonë. Aty ambasadorët- kirurgë i prenë dhe e coptëuan trojet tona duke i shpërndarë në 5 shtete. Atëherë s’kishte tradhëti. Pavarësinë e shpallur nga Ismail Qemali e Isa Boletini. na e morën me dhunë e s’na pyeti askush. U robëruan tokat shqiptare për të kënaqur orekset e armiqve tanë shekullorë. Kaloi gati një shekull që nga ajo ndarje tragjike për t’u vetëdijësuar e ngritur në mbrojtje të atdheut. Pishtarët e lirisë me në krye komandantin Adem Jashari me shumë gjak e sakrificë triumfuan e sollën Lirinë.
Këtë pavarësi na e njohën mbi 115 shtete të botës. Na e njohu edhe Gjykata e GJND-esë.
Pse duhej të shkohej në Ohër atë natë? Pse aq lehtësisht u fal liria?
Pse me aq ngulm e pa hezitim kryeministri Albin Kurti e e pranoi mashtrimin?
Pse kishte aq shumë gëzim Kryeministri, që qeshte para mediave kur dha deklaratën? Albini ju pranoi Asociacion, autonomi serbve të Kosovës, dhe status special eksteritorialitet kishave serbe në Kosovë. Kjo tradhëti e madhe do na kushtoi përher sa të jemi gjall de nbabadem.
Akti i kësaj marrëveshjeje është tradhëti. Në secilin shtet të lirë tradhëtia ndëshkohet me ligj me dënimet më të rënda edhe me pushkatim.

A u prit një akt i tillë tradhëtie nga kryeministri i sotëm Albin kurti?
Mendoj se PO.
Po e nisi me një fjalë të urtë: “Një katund që shihet, nuk don kallauz”.
Albinin e kemi parë dhe dëgjuar që kurrë s’ka qenë për asnjë të arritur gjatë dhe pas luftës.
Albini ishte kundër Konferencës së Rambujesë.
-Albini ishte kundër Misionit të UNMIK-ut.
-Albini ishte kundër Pakos së Ahtisarit.
-Albini ishte kundër Pavarësisë.
-Albini ishte kundër simboleve të shtetit të Kosovës, himnit e flamurit lara-lara.
-Albini ishte edhe kundër formimit të ushtrisë.
-Albini tha se “Kosova u shkatërrua për 20 vjet pas çlirimit”
-Albini ishte kundër çdo të arriture. Me fajin e tij sot nuk jetojnë 3 djem viktima.
Shikuar nga ky kënd, a mund të ketë pritur dikush mrekulli nga një psikopat, skizofren i llojit të veçantë, suigeneris.
Albini kurrë s’e njohu Kosovën.
Rasti i parë unikal në botë që një person që s’ta njeh shtetin t;ia falësh shtetin. T’ia besosh të drejtojë e të kërkojë njohje të reja nga shtetet që akoma hezitojnë të na njohin. E si paska mundësi t’i kerkosh dikujt njohje kur vetë s’e njeh shtetin tënd. Suigeneris, rast unikal në glob.
Si erdhi deri tek kjo katrahurë shoqërore?
Në Kosovë urrejtja e mosnjohja për clirimtarët daton që nga sistemi monist kur vepronte LDK-eja me në krye Ibrahim Rugovën.
I shanë, nënçmuan e injoruan Çlirimtarët deri në atë masë sa i pari i asaj kohe i quajti: “Dorë e zgjatur e Serbisë”. I luftuan me krejt potencialin propagandistik. Dolën një bandë prej mbi 15 veta dhe shkonin nëpër shtabet e lirisë t’u kërkonin dorëzimin e armëve. për t’i dhënë hapësirë bisedimeve në tavolinë me armikun.

Fatkeqësisht dhe pjesërisht ia arritën qëllimit. Luftëtarët e Dukagjinit i futën në vorbullën e mashtrimit, të tradhëtisë, përmes komandantit të tyre kontravers Tahir Zema. Atje dorëzuan armatimin dhe lanë vendin në tym e flakë dezertuan. Shkuan drejt Malit të Zi.
Kjo bandë që drejtohej nga kreu i LDK shkoi edhe në Qirez të Drenicës duke bërë të njejtin veprim. Po aty ju hasi sharra në gozhdë. U ndanë keq.
Dhe lufta vazhdoi duke bërë që të zgjerohet në gjithë vendin. Por prapë kundërshtarët e UÇK s’u ndalën me kaq dhe filluan me formimin e FARK-ut. Paralelizem apo rivalitet me ushtarët e ushtrisë çlirimtare? Fitorja erdhi me shumë gjak e sakrificë të ndihmuar edhe nga NATO. Thamë se erdhi liria, “U krye!”
Kjo urrejtje patetike ndaj çlirimtarëve vazhdoi. S’lanë gur pa lëvizur bashkë me agjentë të vendeve antipavarësi. Bashkëpunuan, sajuan e inskënuan raste monstrum nga më të ndryshmet. Për t’u kurdisur akuza të paqena çlirimtarëve. Dhe sot ne në kazamatët e Evropës i kemi bijtë më të mirë, heronj të gjallë që na e sollën këtë liri të brishtë që sot po e gëzojmë me fëmijet tanë.
Trinomi fatkeq, ugurzi për Kosovën, Trekëndëshi i Bërmudës:
Albin Kurti
Vjosa Osmani
Donika Schwarz
Ky trinom bashkëpunuan pa rreshtur kundër vlerave të luftës. Nxitën urrejtje e ndasi jo vetëm ndaj çlirimtarëve, por edhe atë kulturore e rajonale.
Dhe ja tani jemi para një tradhëtie të madhe që po na troket në ndërgjegje.
Edhe çka tjetër duhet bërë ky trinom që në të vetëdijësohemi? Të dalim e ta kundërshtojmë fuqishëm.
-Ku është opozita?
-Ku është shoqëria civile?
-Ku janë veteranët dhe shoqatat e dala nga lufta?
-Ku është rinia studentore, që dikur lëvizte dheun nën këmbë për armikun.
Në vorbullën e kësaj tradhëtie të madhe nuk janë vetëm trinomi ugurzi.
Më shumë janë ata që ju dhanë besimin këtyre që s‘e deshtën, s‘e njohën Kosovën.
Tradhëtarë do mbetemi edhe ne që jemi të pakënaqur e po heshtim. Jemi në pritje se çka po na thotë Albini dhe dy bashkëpunëtorët e tij, kundërshtarë të Pavarësisë së Kosovës. Borell e Laiçak.
Ku do shkojmë??

Ajet Shala, Zvicër
24.03.2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Milazim Krasniqi Vetë-menaxhimi i serbëve, sipas Planit franko-gjerman, është…