Tradhtia bashkëshortore nuk është më vepër penale në Indi
27 shtator 2018
| 10:51
Gjykata e Lartë e Indisë ka vendosur se shkelja e kurorës të mos jetë më vepër penale.
Ligji i epokës koloniale, 158 vjet i vjetër, ka paraparë që çdo burrë që ka marrëdhënie seksuale me grua të martuar, pa lejen e burrit të saj, të shpallet fajtor për veprën penale të shkeljes së kurorës.
Nuk është e qartë se sa burra janë persekutuar me këtë ligj.
Ai është ligji i dytë i epokës koloniale që u përmbys këtë muaj nga Gjykata e Lartë e Indisë.
Ditë më parë, ajo ka shfuqizuar ligjin që kriminalizonte seksin midis homoseksualëve.
Tradhtia bashkëshortore është e ndaluar me Sheriat ose Ligjin Islamik, andaj është vepër penale në vendet islamike si: Irani, Arabia Saudite, Afganistani Pakistani, Bangladeshi dhe Somalia.