Tradita për ndalimin e acarit të dimrit në Japoni
09 janar 2019
| 11:00
Capybara është një gjitar i lindur në Amerikën e Jugut dhe është brejtësi më i madh në botë i cili ngjan kryesisht me derrat gjigantë. Ai kalon shumicën e kohës në ujë.
Disa ditë më parë disa video të këtyre kafshëve qesharake (hydrochaeris) po qarkullojnë në rrjete sociale, duke u zhytur në një vaskë të mbushur me ujë të nxehtë dhe plot yuzu (portokaj japonezë).
Çdo vit, për acarin e dimrit, kujdestarët e kopshteve të ndryshme zoologjike në Japoni zhytin capybara në këto pishina.